Policia e Shtetit bëri sot apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar rrezikun e drejtimit të mjeteve me shpejtësi të lartë.
“Drejtimi i një mjeti me 246 km/h, në një aks ku kufiri i lejuar është 90 km/h, përbën rrezik ekstrem jo vetëm për jetën e drejtuesit, por edhe për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës”, deklaroi Policia e Shtetit.

Skanimi i shpejtësive me poliscan ka regjistruar dhjetra mjete që lëviznin nga 165 km/h deri në 246 km/h.
Policia apelon për drejtim të përgjegjshëm të mjeteve, respektim të kufizimeve të shpejtësisë dhe shmangie të sjelljeve që mund të kthejnë rrugën në një burim aksidentesh me pasoja të rënda për jetën.


