TIRANË– Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e djeshme dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tre dëshmorët” në Tiranë dhe ishte në pronësi të 28-vjeçarit me iniciale D.H.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i zjarri ka qenë një shkëndije elektrike.
“Më datë 19.04.2025, në rrugën “Tre dëshmorët”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, automjeti në pronësi të shtetasit D. H., 28 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.”-raporton policia./Radar.al
Rozana Radi pas humbjes përballë Gjestit: E lumtur që fitoi, një rrugëtim i denjë deri në fund
Rozana Radi pas humbjes përballë Gjestit: E lumtur që fitoi, një rrugëtim i denjë deri në fund