Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec-Korçë, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesja e mjetit dhe nëna e saj, e cila ndodhej në automjet si pasagjere. Të dyja janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.