Site icon Informohu siç duhet

Mafia e Durrësit dhe paratë që udhëtonin çdo javë, zbardhen rolet e Adi Çobës dhe Elvis Doçit

Operacioni ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar nga SPAK dhe antimafia italiane e Barit, ka zbardhur një skemë të sofistikuar të trafikut të drogës me bazë në Durrës, ku dy figura kyçe ishin në qendër të veprimtarisë kriminale: Adi Çoba, i konsideruar si organizatori kryesor dhe Elvis Doçi, një “negociator i shkëlqyer” sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani.

Sipas dosjes italiane, Adi Çoba, pronar i kompanisë Felix Vinum, organizonte dërgimin e korrierëve me sasi të mëdha heroine dhe kokainë drejt Italisë, të siguruara nga rrjete të tjera kriminale në Shqipëri dhe Holandë. Roli i tij përfshinte jo vetëm trafikun fizik të lëndëve narkotike, por edhe menaxhimin e pagesave dhe logjistikës, si dhe pastrimin e parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Ndërkohë, Elvis Doçi, sipas Dumanit, shquhej për aftësitë e tij negociuese dhe ishte pjesë e komunikimeve dhe koordinimeve me grupe kriminale në Itali.

Paratë nga aktivitetet ilegale transportoheshin në Shqipëri përmes linjave të autobusëve 2-3 herë në javë dhe kanalizoheshin në ekonomi përmes bizneseve apo pasurive të paluajtshme.

Në këtë kontekst është përfshirë edhe Nexhmedin Danaj, pronar i televizionit Vlora Cable, i cili është nën hetim për transferta të paligjshme parash, duke u dyshuar për pastrim parash.

Exit mobile version