Në konferencën e sotme të mbajtur për mediat, presidenti francez Emmanuel Macron, uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit.
Macron i tha Ramës se rizgjedhja e tij është shumë e rëndësishme për atë vetë dhe Shqipërinë, njëkohësisht e rëndësishme dhe për partnerët europianë të vendit tone. Sipas Macron vetëm kështu do të vijojnë bashkëpunimet me Shqipërinë.
“Dua të filloj duke ju falenderuar për rizgjedhjen tuaj, për besimin që morët, që është e rëndësishme për ju dhe për ne të gjithë. Sepse është ky mandat që do na lejojë të vazhdojmë këtë agjendë kaq ambicioze, të dëshiruar nga vendi prej kaq vjetësh”, u shpreh Macron.
Presidenti francez falenderoi kryeministrin e Shqipërisë dhe për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian, ku të pranishëm në Tiranë dje ishin 47 liderë europianë.
“Faleminderit zoti kryeministër për pritjen tuaj të ngrohtë të djeshme. Si dje, dhe sot. Është një lumturi e madhe për mua të jem sërish këtu. Një vit e gjysmë pas vizitës sime të vjeshtës 2023 dhe pas vizitës tuaj në Francë në 2024. Ministrat tanë janë takuar gjithashtu. Ju falenderoj dhe për organizimin e CPE, që është Samiti i parë i bërë në rajonin e Ballkanit. Faleminderit për pritjen tuaj dhe vazhdimin që do të bëjëm së bashku. Marrëdhënia jonë është e strukturuar”, përmbylli fjalën e tij Emmanuel Macron.
LEXO EDHE:
Merz uron Ramën për fitoren më 11 maj: Pres me padurim takimin në Tiranë
Zelensky uron Ramën për fitoren: Mezi pres të forcojmë miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës


