Site icon Informohu siç duhet

Macron: Pas largimit nga Élysée në 2027 nuk do të merrem më me politikë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të angazhohet më në politikë pas përfundimit të mandatit të tij në vitin 2027, kur pritet të largohet nga Pallati Élysée.

Gjatë një vizite zyrtare dhe një bashkëbisedimi me nxënës në një shkollë franko-qipriote në Nicozia, Macron u shpreh qartë për të ardhmen e tij pas presidencës, duke thënë: “Unë nuk kam bërë politikë më parë dhe nuk do të bëj as pas kësaj.”

Presidenti francez shtoi se periudha e fundit e mandatit të tij është sfiduese, pasi kërkon të ruajë arritjet e deritanishme të qeverisjes, ndërsa njëkohësisht të adresojë çështjet që nuk kanë ecur siç duhet.

Ai theksoi gjithashtu se motivimi i tij në politikë ka qenë gjithmonë i lidhur me përparimin e Francës dhe Evropës, duke e konsideruar politikën si një mision të bazuar në ide dhe vlera, jo thjesht ambicie personale.

Mandatet e Macron janë shoqëruar me sfida të rëndësishme, përfshirë protestat e “jelekëverdhëve”, pandeminë COVID-19 dhe reformën e pensioneve, si dhe një periudhë paqëndrueshmërie politike pas shpërndarjes së parlamentit në vitin 2024.

Exit mobile version