FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian.
Ai deklaron se kishte rënë dakord të përshpejtonte negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar.
“Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore.”-shkruan ai në një postim në X.
Më tej Macron përfundon duke thënë se është i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha.
Presidenti francez do të përshpejtojnë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin./Radar.al


