Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Zegjine Caushi, ka reaguar me ironi pas protestës së opozitës dhe momenteve të tensionit ku disa deputetë mbetën të lënduar.
Ajo komentoi një pamje ku deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu, shihet i prekur nga sprai lotsjellës dhe mbahet për krahu nga kolegu i tij Belind Këlliçi.
“Ma këpute shpirtin o bukurosh! Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun, se Belindi bën kot si i mërzitur 😔”, shkroi Caushi në reagimin e saj.
Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, mes mbështetjes dhe kritikave për tonin ironik pas incidenteve të protestës.

