Site icon Informohu siç duhet

“Lutemi çdo natë, por ende nuk po vjen”/ Orinda Huta zbulon planet për një fëmijë të dytë

Moderatorja e njohur Orinda Huta ka ndarë një moment të ndjerë me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se ajo dhe familja e saj kanë një dëshirë të madhe: të sjellin në jetë një fëmijë tjetër.

E pyetur nga ndjekësit nëse e mendon zgjerimin e familjes, Orinda u shpreh:

“Patjetër që duam, por nuk po vjen. Lutemi çdo natë me Ataren që të jetë në planin e Zotit.”

Kjo përgjigje e sinqertë ka prekur zemrat e shumë ndjekësve, që e kanë mbështetur me komente pozitive dhe urime për ardhjen e një bekimi të ri në familje.

Vajza e tyre Atara është tashmë në qendër të vëmendjes, dhe dëshira për një motër apo vëlla tregon sa shumë dashuri dhe ngrohtësi ekziston në këtë familje.

Radar.al

Exit mobile version