Një stuhi e papritur ere dhe shiu përfshiu qytetin e Lushnjës rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.
Brenda pak minutash, moti i keq shkaktoi rrëzimin e një peme pranë poliklinikës së qytetit.
Degët e pemës së thyer ranë mbi disa automjete të parkuara poshtë saj, duke u shkaktuar dëme materiale.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë punonjësit e bashkisë, të cilët po punojnë për pastrimin e rrugës dhe largimin e pemës së rrëzuar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.


