Aktorja e njohur shqiptare Luiza Xhuvani, ditën e sotme ishte e pranishme në homazhet e zhvilluara në nder të ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.
Në një deklaratë për mediat, Luiza Xhuvani shprehet se ndihet e privilegjuar pati fatin që të rrugëtojë me Margarita Xhepën profesionalisht.
Luiza Xhuvani: I gjithë rrugëtimi i adhurueshëm profesional i saj. Krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet, si vajzë, si nënë, si motër, si kolege. Unë jam e privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të edhe profesionalisht. Rrugëtim i adhurueshëm. Nga eksperiencat më të bukura të bashkëpunimit me Margaritën.