Site icon Informohu siç duhet

Luiz Ejlli njofton fansat: Së shpejti nis xhirimet e një filmi të ri

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka zbuluar lajmin e madh për ndjekësit e tij: së shpejti do të nisë xhirimet për një projekt filmik të ri.

Ai bëri njoftimin përmes një videoje të publikuar në InstaStory, duke e ndarë me fansat e tij besnikë. Projekti pritet të përfshijë emra të njohur në kastin e aktorëve, dhe një surprizë e veçantë është se bashkëshortja e tij, Kiara Tito, do të jetë pjesë e filmit.

“Së shpejti fillojnë xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz si asnjëherë më parë, por edhe një Kiarë… ç’të them unë për ty… dhe shumë të tjerë”, tha Luiz në videon e publikuar.

Ky nuk është debutimi i tij i parë në botën e filmit. Më parë, Luiz ka interpretuar në një rol kryesor përkrah Oltës Gixhari, të dy antagonistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Exit mobile version