Site icon Informohu siç duhet

Luiz Ejlli konfirmon hyrjen në Big Brother VIP Albania 5 këtë të shtunë

Surprizat në Big Brother VIP Albania 5 nuk kanë fund, dhe këtë të shtunë spektakli premton emocione të forta për publikun.

Sipas Top Channel, në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë rikthehet fenomeni i edicionit të dytë, këngëtari shkodran Luiz Ejlli.

Vetë Top Channel ka publikuar një video të shkurtër nga dhoma e rrëfimit, ku Luiz shfaqet para se të hyjë në lojë, duke nxitur kureshtjen e fansave. Qëndrimi i tij në shtëpi këtë herë mbetet i paqartë, pasi më 12 shkurt ai ka premierën e filmit të tij më të ri me Kiara Titon.

Fituesi i sezonit të dytë pritet të sjellë sërish energjinë dhe karizmën e tij në Big Brother VIP, ndërsa publiku do të shohë dinamika të reja dhe emocionuese brenda shtëpisë.

Exit mobile version