Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, Ajsel Abazi me akuza ndaj ish-partnerit Eros Grezda

    Trump paralajmëron Teheranin: Çdo ushtar amerikan i v*arë do t’i kushtojë shtrenjtë Iranit

    Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët përfshijnë zonën anash rrugës, tymi rrezikon lëvizjen e shoferëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lufta/ Teherani sulmon 2 anije në Ngushticën e Hormuzit! Trump kërcënon: Do godasim një central bërthamor

    July 14, 2026
    Lufta/ Teherani sulmon 2 anije në Ngushticën e Hormuzit! Trump kërcënon: Do godasim një central bërthamor

    Shtetet e Bashkuara nisin sulmin e tretë radhazi në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

    “Ne do të godasim të gjitha kapacitetet iraniane në Ngushticë”, njofton Trump, duke kërcënuar gjithashtu se do të synojë edhe uzinën bërthamore Pickaxe Mountain.

    Megjithatë, Presidenti amerikan shton: “Një marrëveshje me Teheranin është ende e mundur”.

    Komanda Qendrore e SHBA-ve ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit zgjatën përreth 5 orë, teksa shtoi se këto sulme do ta përkeqësojnë më tej aftësinë e Teheranit për të dëmtuar civilët e pafajshëm dhe anijet në Ngushticën e Hormuzit.

    “Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka përfunduar valën e fundit të sulmeve kundër Iranit. Një mision që zgjati afërsisht pesë orë. Këto sulme, do të vazhdojnë të imponojnë një kosto të lartë për Iranin, duke përkeqësuar më tej aftësinë e vendit për të dëmtuar civilët e pafajshëm dhe trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi CENTCOM përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social ‘X’.

    Ndërkohë, Irani ka sulmuar dy anije supertankerë në Hormuz, duke vrarë një anëtar të ekuipazhit. Ato i përkasin një kompanie shtetërore të transportit detar me seli në Abu Dhabi.

    Tensionet gjatë fundjavës rikthyen dhe luhatjet domethënëse ne tregje dhe bursa të çmimit të naftës. Sipas Reuters, edhe pse dukshëm nën nivelet më të larta të arritura më herët gjatë luftës çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar brent këtë të hënë u rrit me 4.3%, duke arritur në 79.31 dollarë për fuçi.

    Ditën e djeshme, SHBA pretenduan se kishim marrë plotësisht kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, gjë që u hodh poshtë nga Irani. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të me shumë gjasa do e menaxhonin Ngushticën edhe në vijim. Sipas Trump, çdo anije që do të kalonte atje, do të duhej t’i paguante SHBA-së një tarifë prej 20%.

    “Me shumë gjasa do të jenë Shtetet e Bashkuara që do të menaxhojnë Ngushticën. Nëse do të jemi ne që do ta administrojmë, do të rimbursohemi. Do të bëhemi kujdestarët e Ngushticës dhe do të paguhemi për ta mbikëqyrur atë”, deklaroi Donald Trump në një intervistë për Fox News ditën e djeshme.

    lufta Ngusgtica e Hormuzit Teherani sulmon 2 anije
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, Ajsel Abazi me akuza ndaj ish-partnerit Eros Grezda

    July 20, 2026

    Trump paralajmëron Teheranin: Çdo ushtar amerikan i v*arë do t’i kushtojë shtrenjtë Iranit

    July 20, 2026

    Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët përfshijnë zonën anash rrugës, tymi rrezikon lëvizjen e shoferëve

    July 20, 2026

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.