Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026, Ibrahimovic çudit me deklaratën: Do të merrja katër kartonë të kuq në këtë ndeshje

    Do të luajë kundër shokut të ngushtë në Botëror, Mbappe: Hakimi më ka dërguar mesazh tashmë

    IGJEO jep alarmin: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Këto janë 3 qarqet më të rrezikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lufta në Ukrainë, Presidenti Trump zhvillon biseda telefonike me Zelenskyn dhe Putinin

    July 5, 2026
    Lufta në Ukrainë, Presidenti Trump zhvillon biseda telefonike me Zelenskyn dhe Putinin

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Kremlini njoftuan se presidenti Donald Trump zhvilloi biseda të ndara me udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mbeten në ngërç, me Kievin dhe Moskën që vazhdojnë të jenë të bllokuar për çështje kyç.

    Bisedat u zhvilluan më 4 korrik, në ditën kur Shtetet e Bashkuara shënuan 250-vjetorin e pavarësisë së tyre.

    Megjithëse nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë lidhur me këto biseda, si Zelensky ashtu edhe këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus Vladimir Putin, Yury Ushakov, thanë se Trump mbetet i gatshëm të vazhdojë përpjekjet e tij ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë thellë në vitin e saj të pestë.

    “Ekziston një mundësi reale për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe vendosmëria e Amerikës është vendimtare”, shkroi Zelensky në rrjetin social X, pas asaj që e përshkroi si një bisedë “shumë të mirë” me Trumpin.

    Zelensky tha gjithashtu se e kishte informuar presidentin amerikan për zhvillimet më të fundit në fushëbetejë në Ukrainë dhe njoftoi se të dy udhëheqësit ranë dakord t’i “vazhdojnë diskutimet” për një zgjidhje të mundshme të konfliktit gjatë samitit të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara.

    Në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar fushatën e sulmeve me rreze të mesme dhe të gjatë, duke shkaktuar mungesa të karburantit në mbarë Rusinë, gjë që ka detyruar të paktën 17 rajone të vendosin kufizime të detyrueshme për shitjen e benzinës dhe naftës.

    Më 4 korrik, dronët ukrainas goditën terminalin e naftës në Shën Petersburg – një qendër e rëndësishme e furnizimit me karburant në Detin Baltik – si dhe infrastrukturën portuale aty pranë.

    Autoritetet ruse thanë se mbrojtja ajrore e zmbrapsi sulmin dhe raportuan vetëm dëme të vogla, ndërsa Ukraina tha se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën strategjike energjetike.

    Me mungesat e karburantit që po nxisin pakënaqësi te qytetarët rusë, të cilët deri tani kishin qenë kryesisht të paprekur nga lufta e plotë e vendit të tyre kundër Ukrainës, Kremlini është përpjekur gjithnjë e më shumë ta zhvendosë vëmendjen te ato që i paraqet si suksese në fushëbetejë.

    Sipas Ushakovit, gjatë bisedës “90-minutëshe”, Putini i paraqiti Trumpit versionin e tij për zhvillimet në front, duke e informuar presidentin amerikan për ofensivën tokësore ruse në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

    Një ditë para bisedave me Trumpin, Rusia dhe Ukraina bënë pretendime kundërthënëse për zhvillimet në front, me Moskën që këmbënguli se kishte marrë nën kontroll qytetin kyç të rajonit, Kostyantynivka, ndërsa Kievi e hodhi poshtë këtë pretendim.

    Trumpi “edhe një herë konfirmoi gatishmërinë e tij për të punuar drejt përfundimit të shpejtë të luftimeve dhe gjetjes së zgjidhjeve për tejkalimin e krizës”, tha Ushakov pas bisedës së Putinit me presidentin amerikan.

    Megjithatë, ai shtoi se Putini i tha Trumpit se Moska vazhdon të kërkojë “një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit, duke marrë parasysh qasjen themelore të Rusisë”.

    Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, Kievi dhe Moska vazhdojnë të jenë larg njëri-tjetrit sa u përket kushteve për negociata.

    Gjatë vitit 2026, ndërsa Uashingtoni është përqendruar në luftën me Iranin, ka pasur gjithashtu pak përparim drejt uljes së intensitetit të luftimeve.

    Kremlini ka vazhduar të mbajë qëndrim të ashpër dhe nuk ka ofruar asnjë kompromis lidhur me kërkesën e tij për kontroll të plotë mbi Donbasin, që përfshin rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës./ REL

    Lufta në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin Presidenti ukrainas presidenti Donald Trump Volodymyr Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026, Ibrahimovic çudit me deklaratën: Do të merrja katër kartonë të kuq në këtë ndeshje

    July 5, 2026

    Do të luajë kundër shokut të ngushtë në Botëror, Mbappe: Hakimi më ka dërguar mesazh tashmë

    July 5, 2026

    IGJEO jep alarmin: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Këto janë 3 qarqet më të rrezikuara

    July 5, 2026

    Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

    July 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.