Site icon Informohu siç duhet

Lufta në Gaza/ Fëmijët mund të mbeten pa shkollë për më shumë se 5 vite

Lufta në Gaza/ Fëmijët mund të mbeten pa shkollë për më shumë se 5 vite

Përshkallëzimi i luftës në Gaza përveç se shkakton dëme materiale dhe humanitare rrezikon të shkaktojë dhe dëme sociale siç është arsimimi.

Sipas zyrës së koordinimit të OKB-së, raportohet se më shumë se 10,600 fëmijë dhe 400 mësues kanë humbur jetën në operacionet ushtarake izraelite, me qindra mijëra të rinj të zhvendosur.

Përgjatë raportit theksohet se nëse luftimet në Rripin e Gazës vazhdojnë deri në vitin 2026, humbjet mund të zgjasin deri në pesë vjet.

Profesor Maha Shuayb, drejtor i Qendrës për Studime Libaneze, u shpreh se “Perspektivat e të rinjve në Gaza po shuhen dhe gjetjet tona tregojnë se me të ata po humbasin shpresën. Arsimi është shumë thelbësor dhe ndaj duhet të luftojmë që fëmijët, e ardhmja jonë të arsimohet” .

 

Exit mobile version