Site icon Informohu siç duhet

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku

Duket se artistja Luana Vjiollca i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.

Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28-vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën.

Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta.

 

 

 

Exit mobile version