Informohu siç duhet

Luana u “sakrifikua” për rikthimin e Marinës në Top Channel? Moderatorja befason me reagimin: Kam munguar gjatë por…

Luana Vjollca mesa duket nuk ka ende një projekt gati apo të dakordësuar me producentë televiziv, as këtë sezon televiziv. Dyshimet për këtë i ka ngritur vetë moderatorja, e cila duket se ka zgjedhur t’i përgjigjet fansave të shumtë që pyesin se kur ajo do të rikthehet në televizion.

Mbrëmjen e djeshme,  një natë pasi motra e saj Marina u rikthye në moderim me emisionin ‘Për Shqipëtarët’ në Top Channel, ajo ka bërë një status sqarues në Instagram.

“E di që kam munguar gjatë. Por e di që ju do më doni po njësoj kurdo herë që do kthehem. i Really miss u all”, shkruan Luana.

Mos vallë Luana u ‘sakrifikua’ për motrën, e cila pas disa vitesh mungesë rikthehet në ekranin e Top Channel?

Pasi më herët është përfolur në media se të dyja motrat do të riktheheshin në të njëjtën sigël. Mbetet për tu parë në vijim.

Përgatiti Radar.al

Exit mobile version