8Në puntatën më të fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë bisedës në studio, u prek edhe tema e raportit të saj të komentuar me Joz Markun.
Moderatori Visjan Ukcenaj solli në vëmendje një episod nga spektakli, ku njëra prej konkurrenteve i kishte shkruar Jozit një poezi. Vajza reagoi duke thënë se mes tyre nuk ka kontakt në rrjete sociale dhe se poezia kishte qenë thjesht një gjest miqësor.
Loredana u tregua e matur në përgjigje, duke dhënë një këshillë me mesazh të fortë:
“Shpirt, mua ai ma ka shkruar, kjo është ajo që ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli që bën për ty.”
Ajo shtoi me humor se edhe vetë kishte marrë poezi nga Jozi, duke thënë: “Ja për shembull, mua Jozi ma ka shkruar poezinë.”
Kjo deklaratë solli të qeshura në studio dhe e gjallëroi atmosferën.
Megjithatë, pavarësisht batutave dhe nostalgjisë, duket se marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit ka marrë fund përfundimisht.

