Britania e Madhe pezullon bisedimet tregtare me Izraelin, thërret ambasadoren izraelite për shkak të krizës humanitare në Gaza.
Sekretari britanik për Punët e Jashtme, David Lammy, ka njoftuar pezullimin e negociatave për një marrëveshje të re tregtare me Izraelin, në përgjigje të krizës humanitare në Gaza. Ai dënoi ashpër bllokadën 11-javore që pengon ndihmën humanitare, duke e quajtur atë “mizore” dhe paralajmëroi se qindra mijëra civilë rrezikojnë nga uria.
Lammy theksoi se veprimet e qeverisë izraelite po e izolojnë vendin nga aleatët ndërkombëtarë, duke dëmtuar interesat dhe imazhin e tij në arenën globale. “Bota po gjykon. Historia do t’i gjykojë ata”, deklaroi ai.
Në një lëvizje diplomatike të ashpër, Mbretëria e Bashkuar thirri ambasadoren izraelite në Londër, Tzipi Hotovely, në Ministrinë e Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë ndaj zhvillimeve në Gaza.


