UEFA ditën e sotmë ka marrë vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht.
Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3-0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj.
Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 128 mijë euro dhe me një ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj.
Ndërsa për Federatën e Kosovës u caktua një gjobë prej 6 mijë euro.
LEXO EDHE:
Lojtarët braktisën fushën pas thirrjeve anti shqiptare/ Kombëtarja rumune: Turp, mungesë respekti
Zbulohen prapaskenat/ Lojtarët e Kosovës e braktisën fushën pasi panë një video në rrjet

