TIRANË– GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Raportohet se ka qenë gjyqtari Erjon Çela ai që dha vendimin ditën e sotme.
Fetahu akuzohet se ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës.
Ish-gjyqtarja dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.
Nga bisedat e zbërthyera nga Sky Ecc, zbulohet se Suel Çela kishte komunikim shumë të afërt me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, madje kjo e fundit i drejtohet atij “o i bukuri i dheut”.
Pajtime Fetahu: Nuk me pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.
Marjus Lulaj: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh. Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur.
Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin. Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë./Radar.al

