TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka reaguar sërish në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në vend.
Teksa ka zhvilluar një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale Rama tha se ky aksion nuk do të ndalet vetëm në Vlorë, por do të shtrihet në qytete të tjera si Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri.
“Është e papranueshme që hapësirat publike të pushtohen, që trotuaret të kthehen në territor për përfitim personal, apo që të paguhen lekë për hapësira publike të përdorura si parkim privat.”-deklaroi shefi i qeverisë.
Më tej Kryeministri theksoi se mbështet plotësisht përfitimin dhe suksesin e sipërmarrjeve, por jo në kurriz të qytetarëve dhe rendit publik. Ai nënvizoi se ajo që po ndodh në Vlorë do të shërbejë si shembull për gjithë vendin. Në fokus të fjalës së tij ishte edhe problematika e furnizimit me ujë në qytetin bregdetar të Vlorës, të cilën e cilësoi si pasojë të paaftësisë dhe mungesës së përgjegjësisë administrative.
“Vlora nuk duhet të vuajë më për furnizimin me ujë, problemi nuk është mungesa e ujit, por paaftësia dhe paturpësia që e ka penguar këtë proces.”-deklaroi Rama./Radar.al


