Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po mbahet protesta në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Mes protestuesve të shumtë, ra në sy prezenca e Ragip Xhakës, babait të dy futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës, Granit dhe Taulant Xhaka. Ragip Xhaka është i njohur si aktivist për çështjen kombëtare, ish i burgosur politik, emigrant dhe politikan nga radhët e PDK-së në Zvicër.
Përtej epitetëve dhe funksioneve të tij, Ragip Xhaka paraqitet si një kosovar krenar nga treva e Llapit, duke treguar mbështetjen e tij të vendosur për ish-luftëtarët e UÇK-së.

