Sot, Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u bë skenë e një debati të ashpër mes deputetit të Partisë Socialiste, Arkend Balla, dhe kryetares së komisionit nga Partia Demokratike, Ina Zhupa.
Balla kritikoi ashpër protestat e opozitës, duke i konsideruar aktet e dhunës, përfshirë përdorimin e molotovëve dhe djegien e bizneseve private, të papranueshme. Ai theksoi angazhimin e PS për reforma, forcimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e integrimit europian.
Deputeti kërkoi gjithashtu miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe rikthimin në rendin e ditës, duke nënvizuar nevojën për normalitet institucional dhe vijim të punës së përditshme.

