Site icon Informohu siç duhet

Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e PD/ Ministrja Koçiu: Nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të mirë

Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e PD/ Ministrja Koçiu tregon gjendjen e nënës dhe fëmijës: Nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të mirë

Stafi mjekesor qe ndihmoi gruan te inde.

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ditën e sotme përmes një postimi në Facebook ka falënderuar stafin e Spitalit Universitar të Traumës, sa i takon ngjarjes së djeshme, ku i është dhënë ndihma nënës e cila lindi mbrëmjen e djeshme në makinë, pasi mbeti e bllokuar si shkak i protestës së opozitës.

Koçiu njofton se falë kujdesit të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të mirë.

POSTIMI:

Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë.

Exit mobile version