Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka dhënë një intervistë për gazetaren Anila Basha, ku ka ndarë detaje si nga jeta personale ashtu edhe ajo profesionale.
E pyetur për gjestin e Ramës gjatë takimit me homologen italiane Giorgia Meloni, kur ai u ul në gjunjë, Linda e përshkroi si pjesë të natyrës atipike të tij:
“Bëhet fjalë për të njëjtin Edi që shkon në takimin me Presidentin Macron me atlete të bardha, apo atë që në një rast bënte dirigjentin e liderëve të BE-së para fotos familjare në Bruksel, ose Edin që merr tabakanë e bën kamerierin për të ftuarit në një aktivitet kulturor në COD.”
Ajo shtoi se kjo mënyrë të qenuri, pavarësisht interpretimeve, nuk kalon pa vëmendje në arenën ndërkombëtare:
“Edi është atipik, dhe atipizmi i tij nuk ka si të mos tërheqë vëmendjen e mediave që ushqehen me lajmin. Mua, artistikisht, më ka pëlqyer kur e pashë Edin më të shkurtër se Giorgia Meloni.”


