PRISHTINË– Largimi i bëftë i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta tek publiku. Vetëm pak pas daljes, ish-banori ka bërë reagimin e tij të parë publik.
Sipas tij largimi nuk ka qenë një vendim i momentit, por pasojë e një marrëveshjeje të paracaktuar me produksionin, e cila ishte vendosur që përpara nisjes së formatit.
Ai ka bërë të ditur se gjithçka u aktivizua pas një telefonate specifike, e cila kishte të bënte me një çështje strikte personale. Limi ka sqaruar se kishte lënë udhëzime të qarta për stafin drejtues: nëse do të merrte një telefonatë të tillë, ai duhej të largohej menjëherë nga shtëpia.
Ky, sipas tij, ishte i vetmi kusht që kishte vendosur për pjesëmarrjen në këtë format dhe që u respektua në momentin kur situata ndodhi.
“Duhet ta marr siç vjen.”- është shprehur ai, duke theksuar se, ndonëse nuk është një person që dorëzohet lehtë, rrethanat personale ishin të pashmangshme.
Ai shtoi se rrugëtimi i tij në shtëpi duhej të ndalej aty, pavarësisht dëshirës për të vazhduar lojën. Në përfundim të deklaratës, Limi la të kuptohet se arsyeja madhore e largimit lidhet me jetën jashtë shtëpisë, duke përfunduar me fjalët: “Por çka të bëjmë, kjo është jeta./Radar.al

