Ditën e sotme GJKKO mori vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj, të cilët janë vënë në pranga për korrupsion.
Për rrjedhojë ish-gjyqtarja mësohet se është dënuar me shërbim prove si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Ndërsa për Pashaj thuhet se i është shuar masës së sigurimit “Arresti në burg” dhe është urdhëruar lirimi i tij.
Kujtojmë se dyshja në fjalë u vu në pranga në vitin 2022, nën akuzën për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.