Lezha po tërheq gjithnjë e më shumë turistë jo vetëm me bregdetin, por edhe me pasuritë historike, kulturore dhe natyrore. Për herë të parë këtë sezon po organizohen nga bashkia, itinerare turistike që u japin vizitorëve mundësinë të zbulojnë atraksionet e zonës.
Krahas pushimeve në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, vizitorët po zgjedhin gjithnjë e më shumë të eksplorojnë historinë, kulturën dhe natyrën që ofron Lezha.
Për herë të parë këtë sezon po organizohen itinerare turistike, të cilat u japin mundësi pushuesve të vizitojnë disa nga pikat më të rëndësishme të Lezhës.
Mes tyre janë Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Kalaja, Muzeu Etnografik dhe Arkeologjik, si edhe Laguna Kune-Vain, një nga zonat më të veçanta për biodiversitetin dhe peizazhin natyror.
“Iu bashkova një itinerari turistik, ku vizitova Kalanë e Lezhës, muzetë dhe Lagunën Kune-Vain. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, që më dha mundësinë të njoh më nga afër Lezhën, historinë dhe bukuritë e saj”, tha një vizitore.
“Lezha është një qytet me shumë histori dhe ia vlen ta njohësh. Nuk e dija që, përveç plazheve, ka kaq shumë vende interesante për t’u vizituar. Jam shumë i kënaqur që iu bashkova këtij turi turistik”, tha një tjetër turist.
Sipas Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Lezhë, synimi është të nxitet bashkëpunimi mes agjencive turistike, guidave dhe strukturave hoteliere.Mes tyre janë Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Kalaja, Muzeu Etnografik dhe Arkeologjik, si edhe Laguna Kune-Vain, një nga zonat më të veçanta për biodiversitetin dhe peizazhin natyror.
“Iu bashkova një itinerari turistik, ku vizitova Kalanë e Lezhës, muzetë dhe Lagunën Kune-Vain. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, që më dha mundësinë të njoh më nga afër Lezhën, historinë dhe bukuritë e saj”, tha një vizitore.
“Lezha është një qytet me shumë histori dhe ia vlen ta njohësh. Nuk e dija që, përveç plazheve, ka kaq shumë vende interesante për t’u vizituar. Jam shumë i kënaqur që iu bashkova këtij turi turistik”, tha një tjetër turist.
Sipas Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Lezhë, synimi është të nxitet bashkëpunimi mes agjencive turistike, guidave dhe strukturave hoteliere.


