Informohu siç duhet

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 21-vjeçari në Lushnje

Një 21-vjeçar në Lushnje është shpallur në kërkim pasi në xhupin e tij u gjet një armë zjarri.

Policia lokalizoi një bar-kafe në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej i armatosuri, dhe ndërhyri për arrestimin e tij. Gjatë kontrollit, në xhepin e një xhupi që ishte lënë mbi karriget e tavolinës ku ndodheshin pesë të rinj, u gjet një pistoletë me municion luftarak.

Shtetasi që posedonte xhupin dhe armën u identifikua si M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar për pak minuta drejt një berberhane. Gjatë veprimeve u arrestuan edhe E. K., 20 vjeç, S. Sh., 24 vjeç, G. M., 21 vjeç, H. T., 20 vjeç dhe L. S., 22 vjeç, të gjithë nga Lushnja, të cilët ishin pranë xhupit dhe nuk treguan se kujt i përkiste, duke penguar policinë.

Gjatë kontrollit në banesën e M. S. u gjet municion luftarak. U sekuestruan pistoleta, municion, një automjet dhe pesë aparate celularë.

Materialet u referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Moskallëzim i krimit” për pesë të arrestuarit dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për M. S., i shpallur në kërkim.

Exit mobile version