DIBËR
Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës në flagrancë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin që drejtonte. Ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli të rutinës në aksin rrugor Krastë–Bulqizë, ku policia gjeti një armë pistoletë tip “Zastava”, e fshehur në një automjet “Benz” kamionçinë.
Së bashku me armën, u sekuestrua edhe një krehër me 10 fishekë luftarakë.
Personi i arrestuar është identifikuar si një 20-vjeçar nga fshati Peshk, Njësia Administrative Martanesh. Pas arrestimit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, municionin dhe automjetin.
Ky arrestim është pjesë e një fushate dinamike të Policisë për të identifikuar dhe ndaluar personat që qarkullojnë të armatosur dhe rrezikojnë sigurinë publike. Materialet hetimore janë referuar pranë Prokurorisë së
Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.
Radar.al

