Site icon Informohu siç duhet

Lëvizte me ar*ë në automjet/ Arrestohet i riu, hetohet edhe shoku

Lëvizte me ar*ë në automjet/ Arrestohet i riu, hetohet edhe shoku

VORË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar ditën e sotme pasi lëvizte me armë zjarri në automjet.

Bazuar në njoftimin e policisë, mësohet gjithashtu se është proceduar penalisht edhe pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Po ashtu është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Street”.

Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç.

Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

Exit mobile version