Policia e Shtetit ka vijuar me ndryshime në nivelet drejtuese, në kuadër të një rotacioni të brendshëm që përfshin disa komisariate në qytete të ndryshme të vendit, si dhe strukturat e kufirit dhe krimeve.
Sipas njoftimit zyrtar, në këto emërime përfshihen:
Ajet Bega, Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin
Leonard Ndreka, Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh
Krenar Guçe, Zëvendësdrejtor për Krimet në DVP Elbasan
Gentian Dedej, Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec
Faik Ruko, Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
Florian Dano, Drejtues i Policisë Kufitare në Dibër
Elvid Shehu, Drejtues në Policinë Kufitare të Sarandës
Ferit Merkaj, Shef i Komisariatit të Policisë Himarë
Kliton Zharri, Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik
Lëvizjet synojnë rritjen e eficencës në strukturat vendore dhe forcimin e luftës ndaj kriminalitetit, përmes një qasjeje më dinamike në drejtimin e komisariateve dhe sektorëve të specializuar.


