Site icon Informohu siç duhet

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Proda ndryshon drejtuesit e disa komisariateve në Tiranë dhe rrethe

290 kandidatë/ Publikohet lista e rezultateve të konkurrentëve për "Shef Komsariati"

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur këtë të premte një sërë emërimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese të policisë në Tiranë dhe disa qarqe të tjera.

Ndryshimet e bëra janë si më poshtë:

Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini, nga komisariati nr. 5, emërohet Shef i Policisë Kukës.

Bekim Lika, deri tani në Kukës, kalon në detyrën e Shefit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, më parë në Komisariatin nr. 4, ngjitet në detyrë si Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë.

Robert Losha merr drejtimin e Komisariatit nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit nr. 1, Tiranë.

Këto lëvizje vijnë si pjesë e ristrukturimit dhe rritjes së efikasitetit të punës në terren dhe pritet të sjellin dinamika të reja në drejtimin e komisariateve kryesore të vendit.

Exit mobile version