Leonardo DiCaprio dhe Al Pacino, dy gjigantë të kinemasë botërore, u panë sërish së bashku në një darkë në restorantin e njohur Madeo në Hollywood, duke tërhequr vëmendjen e mediave.
50-vjeçari DiCaprio, i veshur thjesht në të zeza, dhe legjenda 85-vjeçare Pacino, elegant në kostum gri, kaluan një mbrëmje të ngrohtë miqësie. Të dy u larguan nga restoranti me të njëjtën makinë, duke vazhduar bisedën mes të qeshurash.

Ky ribashkim përforcon lidhjen e veçantë mes tyre, e nisur prej eksperiencës së paharruar në filmin e Quentin Tarantino-s Once Upon a Time… in Hollywood (2019). Që prej asaj kohe, dyshja janë parë shpesh në Los Angeles, duke ndarë darka private apo momente në evente të rëndësishme.
Darkimi i fundit ndodh në një moment të veçantë për të dy: DiCaprio sapo ka prezantuar filmin e tij të ri One Battle After Another, ku u mbështet nga partnerja e tij Vittoria Ceretti, ndërsa Pacino mbetet ikonë e përjetshme e ekranit, vetëm një hap larg statusit të rrallë EGOT falë karrierës së tij brilante.