Gjykata e posaçme ka lënë në burg Leonard Dukën i cili pak ditë më parë u ekstradua në vendin tonë nga Belgjika për llogari të Spak.
Prokuroria e posaçme e kërkon Dukën pasi gjykata i kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të “Vrasjes me dashje” e kryer ne bashkëpunim, “armëbajtje pa leje”, “sigurim kushtet për vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet është provuar se Leonard Duka në bashkëpunim me 6 persona të tjere janë autor të dyshuar të vrasjes së Santiago Malko ngjarjë e ndodhur në vitin 2019 në rrugën Xhamfize Keko.
Malko nihej si krahu i djathtë i Ervis Martinaj e ndërsa sulmi me armë ndaj tij ka ardhur për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që grupj Martinaj kishte me grupin Duka.
Një tjetër ngjarje ku Leonard Duka rezulton i përfshirë është edhe vrasja e anëtarit tjetër të grupit Martinaj, Erigres Mihasi.
Prokuroria thotë se Duka ka planifikuar sulmin ku viktimë mbeti edhe Armand Dumani ngjarje e ndodhur më 13 nëntor 2021.
Nga operacioni Revansh SPAK thotë se Leonard Duka së bashku me vëllain e tij Erlis, akuzohen për “sigurim kushtet” për të vrarë Ervis Martinaj, person ky prej të paktën 2 vitesh.

