Site icon Informohu siç duhet

Lëndoi personazhin e TIKTOK-ut/ Noizy dorëzohet në polici!

Lëndoi personazhin e TIKTOK-ut/ Lëndoi personazhin e TIKTOK-ut/ Noizy dorëzohet në polici!dorëzohet në polici!

Rigels Rajku, (Noizy)

PEJË– Paraditen e kësaj të marte, rreth orës 10:30 është dorëzuar në Drejtorionë e Rajonit të Policisë së Pejës reperi shqiptar, Rigles Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy.

“Sot rreth orës 10:30 personi i cili është shpallur në kërkim, më 5 gusht 2024 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vetëdorëzuar i dyshuar për lëndime të rënda trupore Rigels Rajku i njohur si Noyzi. I dyshuari aktualisht me avokatin e tij është duke u intervistuar nga polica në Pejë”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Gjithçka nisi më 1 Gusht ku në një klub nate në Pejë, Noizy është përfshirë në një konflikt fizik me Medi Isenin, të cilin  siç është raportuar dyshohet se e ka nxjerrë në prit Stresi, ky i fundit mik i përbashkët me të dy.

Ndërkohë më datë 8 Gusht drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa arrest me burg lidhur me sherrin që bëri bujë të madhe asokohe. Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Vlen të theksohet se nga ana tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë i shpallur në kërkim që prej momentit kur u arrestua edhe Noizy, (I cili më pas u la i lirë) u dorëzua vet në policinë e Pejës më datë 1 Nëntor 2024 dhe u la i lirë nga qelia një ditë më pas./Radar.al

“Të q* motrën”/Si e nxorri në prit Stresi? Gjak e rroba të shqyera, Medi Iseni ndan pamjet e dhunës brutale nga Noizy me 7 shokë

Exit mobile version