TIRANË– Vrasja e Martin Canit më 18 Nëntor pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Kryeqytet mesa duket ka bërë që policia të shtojë masat dhe kontrollet edhe më shumë.
Bazuar në njoftimin e policisë është proceduar në gjendje të lirë një 14-vjeçar të cilit i është gjetur një mjet prerës, (thikë).
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për një të mitur 14 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë./Radar.al