Pasditen e sotme, qytetarët e Tiranës raportuan për lëkundje tërmeti. Sipas të dhënave të EMCS, epiqendra e tërmetit ishte në Nikël të Fushë-Krujës, rreth 16 kilometra nga kryeqyteti.
Magnituda e regjistruar ishte 3.6 ballë, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 4 kilometra. Autoritetet njoftojnë se nuk ka pasur lëndime në njerëz apo dëme materiale.



