Pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u ekzekutua masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj ish-oficerit të policisë K.N., 29 vjeç.
Ish-oficeri dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dy vite më parë K.N. ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës së tij ai kishte lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Ungrej,Lezhë.