Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    Autorët e pikasën menjëherë. Dedja u qëllua me kallashnikov sapo zbriti nga makina

    DETAJE nga vr*sja e Ermir Dedjas: U qëllua duke ecur në trotuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Legalizohet kanabisi në Shqipëri. Ja kriteret që duhet të përmbushni

    April 19, 2025
    Legalizohet kanabisi në Shqipëri. Kriteret që duhet të përmbushni për t'u pranuar
    Demo

    Ditën e djeshme hyri në fuqi udhëzimi “Për përcaktimin e formatit të lejes për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e kanabisit për qëllime industriale dhe kritereve për aktivitetet e përfshira në leje”.

    Udhëzimi i ri për prodhimin e kanabisit përcakton formatin zyrtar të lejes dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet të cilët kanë interes të angazhohen në këtë sektor.

    Lejet mësohet se do të lëshohen për aktivitete si importi i farës, fidanit, klonit ose bimës mëmë, kultivimi për përfitimin e lules, fibrës ose farës, përpunimi, magazinimi, transporti dhe eksporti i nënprodukteve apo produkteve përfundimtare.

    Në lejet e dhëna mund të përfshihen një ose disa prej këtyre aktiviteteve, duke lejuar që subjektet të jenë fleksibël sipas kapaciteteve dhe planit të tyre të zhvillimit. Transporti mund të delegohet te një palë e tretë, por përgjegjësia për përmbushjen e standardeve të sigurisë mbetet te subjekti i licencuar.

    KRITERET

    Kriteret për të marrë lejen përfshijnë regjistrimin në QKB, pasjen e një plani biznesi 5-vjeçar, dokumentimin e marrëdhënies me tokën, rregullore të brendshme administrative, plan trajnimi për punonjësit dhe performancë pozitive financiare. Subjektet duhet të mos kenë detyrime të prapambetura ndaj tatimeve, energjisë dhe ujit dhe të kenë staf të përputhur me ligjin në fuqi për pastërtinë e figurës dhe etikën profesionale. Ligji kërkon që subjektet të kenë edhe dokumentacion teknik për ambientet, planimetrinë dhe pajisjet e nevojshme për magazinim e përpunim.

    Çdo aktivitet që përfshin kultivim, përpunim apo prodhim kërkon hartimin e procedurave standarde të punës për secilën fazë të procesit sipas EU-GACP dhe në rastin e produkteve përfundimtare edhe sipas EU-GMP, HAÇP dhe ISO për produktet kozmetike e ushqimore. Subjektet që merren me import të farës, fidanit apo klonit duhet të kenë një marrëveshje paraprake shitjeje me subjektin kultivues. Subjektet që ushtrojnë kultivim duhet të kenë një plan zhvillimi dhe prodhimi të miratuar paraprakisht.

    Në çdo rast, leja nuk jepet nëse mungon marrëveshja për shitjen e lëndës së parë ose të produktit final me një subjekt pritës të licencuar për përpunim ose eksport. Udhëzimi përcakton që çdo palë e përfshirë në transport duhet të përmbushë kushtet e sigurisë të miratuara nga qeveria dhe të dokumentojë marrëveshjen në lejen përkatëse. Kriteret për të gjitha aktivitetet janë të lidhura me rregullsinë ligjore, kapacitetin logjistik, performancën financiare dhe garantimin e një zinxhiri transparent të prodhimit. Udhëzimi parashikon që çdo kërkesë për leje duhet të përmbushë jo vetëm kriteret e përgjithshme por edhe ato specifike sipas aktivitetit për të cilin aplikohet. Në përfundim, udhëzimi i ri shfuqizon udhëzimin e mëparshëm të vitit 2024 dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    LEJA JEPET PËR AKTIVITETET SI VIJON:

    1. a) Importi i farës, klonit, fidanit ose bimës mëmë të kanabisit për qëllime industriale, magazinimi dhe transporti i tyre.
    2. b) Kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale me qëllim përfitimin e lules, përpunimi fillestar, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve të saj.
    3. c) Kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale me qëllim përfitimin e farës dhe fibrës, përpunimi fillestar, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve të saj.

    ç) Kultivimi i bimës së kanabisit me qëllim përfitimin e lules, përpunimi fillestar, prodhimi, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së kanabisit.

    1. d) Kultivimi i bimës së kanabisit, me qëllim përfitimin e farës dhe fibrës, përpunimi fillestar, prodhimi, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së kanabisit.

     

    kriteret Legalizohet kanabisi shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    May 20, 2025

    Autorët e pikasën menjëherë. Dedja u qëllua me kallashnikov sapo zbriti nga makina

    May 20, 2025

    DETAJE nga vr*sja e Ermir Dedjas: U qëllua duke ecur në trotuar

    May 20, 2025

    Pjesë e grupeve kriminale. Dalin PAMJE nga vendi ku u vr* Ermir Dedja

    May 20, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 18 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.