Lajmi për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka tronditur publikun dhe personazhet e njohur të ekranit shqiptar.
Mes tyre ishte edhe Ledion Liço, drejtuesi i spektaklit, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen përmes një postimi në Instagram:
“I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm, për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj!”
Reagimi i moderatori shpreh solidaritet dhe mbështetje për dhimbjen e madhe që ka përfshirë familjen e Gjestit, duke u ofruar atyre forcë dhe kurajo për të përballuar këtë humbje të rëndë.
