Site icon Informohu siç duhet

Largoi vajzën nga Kosova/ Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros

GJILAN– Gjykata Themelore e Gjilanit ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Bazuar në atë që kanë njoftuar autoritetet, ish-partnerja e reperit Fero, dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjyqësor që i jepte këngëtarit, Feronit Shabani, të drejtën për takime të rregullta me vajzën e tyre.

Sipas Prokurorisë ajo ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në disa shtete jashtë vendit që nga Shtatori 2024, duke penguar kontaktin e babait me fëmijën.

Më 10 korrik 2025, ndaj saj u ngrit aktakuzë për:

Mbajtje e paautorizuar e fëmijës

Mosrespektim të vendimit të gjykatës

Ndërkohë, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit, për:

Dhunë në familje

Ngacmim seksual

Kanosje, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024.

Gjykata ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë “konform ligjit dhe legjislacionit në fuqi”./Radar.al 

Exit mobile version