TIRANË– Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit, është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sugurisë nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”.
Tashmë prej muajsh, Eria Ago mbahet në paraburgim në IVEP Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit.
Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër, si dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali. Mirëpo, sipas dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI, rezulton e kundërta.
Kujtojmë se Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 Gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë./Radar.al

