KUKËS– Në një kohë që në pjesën më të madhe të vendit kanë paraqitur dorëheqjet drejtorët e Bashkive dhe Njësive Administrative, mësohet se sot kanë dorëzuar largimet e tyre nga detyra 14 administratorë të njësive administrative si dhe 2 nënkryetarët e bashkisë, Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu.
Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë Kukës, ky vendim është marrë pas një analize të thelluar të performancës së strukturave në terren, ku janë evidentuar mangësi të theksuara në disa sektorë të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Bashkia shton se puna e institucionit do të vijojë me fokus të shtuar në përmirësimin e treguesve të performancës, me synimin për të garantuar cilësi dhe shërbim më të mirë për çdo qytetar./Radar.al


