Sikurse është e pritshme për emrat publik, edhe mbi Heidi Bacin ka pasur shumë komente që e kanë kritikuar largimin e saj nga “Goca & Gra” dhe rikthimin në “Fan Club”.
Por çfarë ka për t’i thënë atyre ajo?
“Çelësi i suksesit është të kuptojmë realitetin tonë. Kur nuk je gati, dëmton veten tënde dhe panelin. Kisha nevojë të shkëputesha dhe të kuptoja ku qëndroja. “BBV” është eksperiencë e vështirë dhe mendoj se është e guximshme të zgjedhësh veten. Përndryshe dëmton punën, nuk jep maksimumin. Dhe mora momentin tim, kisha nevojë të rrija dhe me familjen. Dhe kur më erdhi kjo mundësi dhe në një rol tjetër, jam e lumtur sepse jam shumë energjike tani dhe shumë e karikuar. Mezi po pres”.

