Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë plumba në kokë/ Vri*et në Spanjë politikani ukrainas pro-rus, sa kishte çuar fëmijët në shkollë

    “Ti ha ropt, tvraj”/ Nisin hetimet për autorin që kërc*noi presidenten e Kosovës

    Operacion në Itali, çifti shqiptar kapet me 20 pako ko*ainë, si tentoi gruaja t’i ikte policisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë për 134 raste

    April 17, 2025
    Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë për 134 raste
    Demo

    Pavarësisht se gjatë vitit 2024 kishte 1760 pozicione të lira në shërbimin civil, vendimet e formës së prerë të gjykatave që kërkojnë rikthimin në punë të 134 personave nuk arritën të respektoheshin.

    Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se institucionet dhe njësitë përgjegjëse kanë pasur hapësira për të sistemuar këta punonjës në pozicion të rregullt por kjo nuk ka ndodhur.

    “Në momentin e verifikimit në subjekt kanë rezultuar të paekzekutuara 134 vendime gjyqësore të formës së prerë. Pa dyshim që një vonesë në ekzekutimin e një vendimi mund të justifikohet në rrethana të veçanta, por vonesa nuk mund të jetë deri në atë shkallë sa të dëmtojë thelbin e së drejtës.

    Ligji parashikon se afati për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë është deri në një vit dhe llogaritja e këtij afati fillon nga momenti i komunikimit të titullit ekzekutiv, deri në zbatimin e të gjitha urdhërimeve të vendimit gjyqësor të formës së prerë” thuhet në raport.

    Komisioneri gjykon se një situatë si kjo duhet të ndërgjegjësojë institucionet për pasojat që ka zvarritja e vendimeve të gjykatave që kanë marrë formë të prerë pasi dëmi financiar që i shkaktohet buxhetit të shtetit është i konsiderueshëm. Në kushtet aktuale, punonjësit po paguhen por nuk ofrojnë shërbime.

    “Në këtë kuptim, një realizim i plotë i detyrimit është jo vetëm në favor të kreditorit për të realizuar të drejtën e tij të fituar nga një vendim gjyqësor, por i shërben edhe administrimit sa më të mirë të buxhetit të shtetit” nënvizon Komisioneri.

    Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i vendimeve gjyqësore të formës së prerë të mbartura deri në fund të vitit 2024 është 189 raste. Rezulton se, për periudhën 03.01.2023 deri në 31.12.2024, institucionet e administratës shtetërore kanë mundur të ekzekutojnë vetëm 55 vendime ose 29.1 % të rasteve.

    Duke analizuar të dhënat e administruara, rezulton se, gjatë periudhës 2023-2024, nga 116 institucione të administratës shtetërore të mbikëqyrura, kanë pasur detyrimin për të ekzekutuar vendime gjyqësore të formës së prerë 18 prej tyre, ku bëjnë pjesë 10 ministri dhe 8 institucione varësie, ndërsa 98 institucionet e tjera, kanë raportuar se nuk kanë vendime gjyqësore për ekzekutim./Monitor

    134 raste Largimet e padrejta nga administrata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë plumba në kokë/ Vri*et në Spanjë politikani ukrainas pro-rus, sa kishte çuar fëmijët në shkollë

    May 21, 2025

    “Ti ha ropt, tvraj”/ Nisin hetimet për autorin që kërc*noi presidenten e Kosovës

    May 21, 2025

    Operacion në Itali, çifti shqiptar kapet me 20 pako ko*ainë, si tentoi gruaja t’i ikte policisë

    May 21, 2025

    Një shqiptar në panteonin francez të artit, lajmi i mirë për koreografin e njohur

    May 21, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.