Site icon Informohu siç duhet

Landi: Mora vesh për vd*kjen e Dr.Florit nga lajmet në televizor

TIRANË– Këngëtari i njohur Roland Hysi gjatë një interviste me Meriton Mjekiqin ka folur për karrierën e tij të gjatë, industrinë muzikore dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr. Flori, pjesë e grupit “Ëest Side Family”.

Artisti ka treguar momentin kur mori lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të njohur: Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe isha… mendova pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë.

Pas largimit të Dr. Florit nga jeta, Landi dhe Miri, banori i Big Brother VIP Albania 5, vijojnë të sjellin projekte të reja dhe duke ruajtur trashëgiminë e “West Side Family”.

Pas ndarjes nga jeta e Dr. Florit, pjesë e grupit u bë edhe vëllai i tij, Alban Kondi.

Artistët janë rikthyer në vëmendje të publikut, sidomos pas futjes së Mirit në BBVA, duke ringjallur disa prej këngëve më të njohura të grupit. Ndër to spikat rikthimi i hitit “Çike Çike”, që ka zgjuar nostalgjinë e fansave. Intervista e Hysit gjithashtu prek temat personale dhe emocionuese, duke ofruar një pasqyrë të hapur mbi sfidat dhe kujtimet e lidhura me një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare. Përveç rrëfimit për humbjen e Dr. Florit, diskutohet edhe situata aktuale në industrinë muzikore dhe planet për projekte të ardhshme./Radar.al

Exit mobile version