Kryeministri Edi Rama bëri të ditur më 18 nëntor se këtë fundvit pensionistët me një pension deri në 200 euro do të marrin 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 100 euro bonus.
Por paralelisht me shpërndarjen e bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijohet pranë BSH fondi për një bonus të dytë.
Bonusi i fundvitit/ Rama në Parlament: Ja sa lekë do të marrin pensionistët
Sipas Ramës, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere.
“Dua t’ju përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim, qeveria do të çliroje një fond prej afro 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundivitit.
Ky bonus sot të ndahet në dy shkallë, për ata që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshme. Pra rreth 150 euro. Ata që kanë pension më të madh se 20 mijë lëkë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm, pra shkon në 100 euro.
Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë një pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë një pension më të ulët.
Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të cdo pranvere. Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, u shpreh Rama.


